PS letër prokurorit për verifikimin e Nokës


PS letër prokurorit për verifikimin e Nokës

20:54 01/06/2016

Partia Socialiste do t’i drejtohet me një letër Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e të dhënave të deklaruara nga deputeti i Partisë Demokratike në formularin e dekriminalizimit.

Letra është nismë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në të cilën thuhet se në Formularin e vetëdeklarimit të Deputetit Flamur Noka nuk janë deklaruar në pikën 5 dhe 7 të dhëna të bëra publike dhe të njohura botërisht lidhur me ndalimin, vendosjen e masës së sigurisë  personale dhe dëbimin nga një shtet i huaj.

Kërkesa është hartuar dhe pritet t’i dorëzohet nesër Prokurorisë së Përgjithshme.

Tv Klan






Të ngjashme