PS-LSI arrijnë konsensusin për akcizën e gazit
Akciza për gazin e lëngshëm për automjetet nga janari i vitit që vjen do të bëhet 8 lekë dhe jo 13, siç u propozua në fillim në paketën fiskale.
Pas debateve dhe kundërshtimeve të shumta brenda mazhorancës, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka gjetur konsensusin për vendosjen e akcizës së gazit, e cila deri më tani ka qenë zero.
Ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, që fillimisht kundërshtoi vendosjen e akcizës, por që më pas u tërhoq nga ky qëndrim, nisur dhe nga reflektimi i deputetëve socialistë për uljen nga 13 në 8 lekë.
Ministri Financave Arben Ahmetaj, tha se niveli i akcizës se gazit për automjetet është me i ulëti në rajon.
Ndryshimet e bëra për nivelin e akcizës pritet të miratohen së bashku me paketën fiskale në Parlament./ TV KLAN