PS Luan Rama i përgjigjet kërcënimeve të Berishës – (13 Shtator 2000)


PS Luan Rama i përgjigjet kërcënimeve të Berishës – (13 Shtator 2000)

22:15 13/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Socialistët i kanë cilësuar të pa përgjegjshme veprimet e fundit të Partisë Demokratike, sidomos ajo në mitingun në sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS Luan Rama, e cilësoi Berishën vjedhës dhe falsifikator të votave.

Luan Rama:- “Përsa i përket kërcënimit të Berishës dje, që loja me votën është lojë me kokën, shqiptarët e dinë se cili është vjedhësi i votave, shqiptarët e dinë se cili është falsifikatori i votave, shqiptarët e dinë se cili është njeriu që ka përdorur dhunën shtetërore për të vjedhur votat dhe meqenëse ai e ka refren që loja me votën është lojë me kokën, loja që mund të tentojë të bëjë ai me votën e shqiptarëve do ta marrë përgjigjen nga vetë shqiptarët në 1 Tetor”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme