PS mbledh të shtunën Asamblenë Kombëtare


PS mbledh të shtunën Asamblenë Kombëtare

19:40 03/01/2018

Partia Socialiste e nis vitin e ri me ndryshime në strukturat e saj. Burime nga kjo forcë politike bëjnë të ditur se ditën e shtunë, PS do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje, është edhe ndryshimi i sekretariatit të kësaj force politike. Gjithashtu, para Asamblesë pritet që të raportohet edhe përsa i përket punës në terren të strukturave partiake.

Edhe ministrat e Qeverisë Rama do të raportojnë sa i përket dikasterit që drejtojnë, do të mbahet edhe një raport mbi ecurinë e zgjedhjeve në parti në nivelin e organizatave socialiste.

Tv Klan






Të ngjashme