PS mbledh Asamblenë Kombëtare


PS mbledh Asamblenë Kombëtare

16:54 23/07/2019

Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e kësaj të marteje Asamblenë Kombëtare, në fokus të së cilës do të jenë dy çështje kryesore, analiza për procesin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe ristrukturimi i brendshëm i partisë.

Kryeministri dhe Kryetari i PS, Edi Rama mbërriti në Asamble me rreth 50 minuta vonesë. Duke kërkuar ndjesë për vonesën e pazakontë, Rama tha se ishte i detyruar për shkak të një telefonate të gjatë me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

“Nga Shtatori në çdo organizatë dhe deri në Janarin e ardhshëm në kongres. Objektivi ynë për këto zgjedhje duhet të jetë realizimi i procesit më të thellë të organizimit dhe të hapjes, që kemi organizuar ndonjëherë në periudhat e zgjedhjeve tona të brendshme. Zgjedhjet tona të brendshme nuk duhet t’u ngjajnë zgjedhjeve tona të mëparshme, në asnjë aspekt.”

Rendi i ditës i Asamblesë është si më poshtë:

  1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.

     2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

    3. Shqyrtimi dhe miratimi  i Projekt -Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.

    4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.

    5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret  përzgjedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetarët e OS.

    6. Të ndryshme.

/tvklan.al






Të ngjashme