PS mbledhje kryesie, zgjedhjet lokale – (6 Janar 2000)


PS mbledhje kryesie, zgjedhjet lokale – (6 Janar 2000)

18:25 06/01/2000

Socialistët kanë përveshur mëngët për të realizuar premtimet ndaj elektoratit në prag të zgjedhjeve lokale. Ne takimet me bazën në Fier dhe Lushnje, kryetari Fatos Nano hodhi direktivën për perzgjedhjen e kanditatëve për pushtetin lokal në bazë të projekteve konkrete që ata ofrojnë. Në zyrat e PS 65% e qytetarëve trokasin duke u ankuar se në administratën shtetërore s’i pret njeri. Ata ankohen për organet e drejtësisë dhe rendit. Kërkojnë punë, shtëpi banimi etj. Në mbledhjen e ardhshme të kryesisë socialiste do të organizohen piketat e PS në komisionet qendrore dhe lokale. Sipas sekretarit të mardhenieve me publikun Luan Rama edhe Komiteti i Përgjithshem Drejtues Socialist do të lëviz nëpër rrethe për të përgatitur fitoren e zgjedhjeve lokale.

Luan Rama:- “Shqipëria është e madhe, PS është po aq e madhe dhe qendrat e saj janë qendrat qytetare, që gjenerojnë ide dhe projekte zhvillimi”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme