PS, Nano vazhdon fushatën elektorale në Durrës, Elbasan e Shijak – (4 Shtator 2000)


PS, Nano vazhdon fushatën elektorale në Durrës, Elbasan e Shijak – (4 Shtator 2000)

23:05 04/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Turi elektoral i socialistëve, ka vijuar me Elbasanin, Durrësin dhe Shijakun. Kryesocialisti Nano ka prezantuar kandidatët për kryetar të bashkive, duke kërkuar votën e elektoratit, në emër të një të nesërme më të mirë. Për të shëruar plagët e Durrësit socialistët kanë zgjedhur kirurgun Miri Hoti.

Hoti premtoi ndryshime rrënjësore në shërbimin shëndetësor, problemet e papunësisë, furnizimit me ujë dhe energji elektrike. Nano denoncoi abuzimet e pushtetarëve demokrat me fondet për pushtetin lokal. 

Fatos Nano, kryetar i PS:- “Mercenarët e Berishës dhe ai vetë, vazhdojnë të kërcënojnë nga kryeministri ynë shumë i mirë Ilir Meta, deri tek socialisti i thjesht durrsak. Ne po zhdukim krimin dhe mashtrimin që ka mbjellë Berisha dhe të tijët. Berisha dhe njerëzit e tij nuk zënë mend, kërkojnë të përsërisin të njëjtët njerëz në pushtet dhe të njëjtat praktika, që kanë abuzuar me pasuritë tuaja. Jam i bindur, që këta mercenarë nuk kthehen dot më në zyrat e bashkisë. Këta njerëz nuk mund të qeverisin Durrësin, se këta njerëz bashkë me Berishën i dëbuan nga Kosova gjithashtu”.

Në Elbasan socialistët përfaqësohen me Hysen Domin, ndërsa në Shijak me Pëllumb Shkodrën. Kryetari Nano në mbrëmje është gjendur mes banorëve të Shijakut në shëtitoren përgjatë qytetit. Nano dhe krerët socialistë që e shoqëronin janë ndalur në një lokal në qendër të Shijakut, në mbyllje të aktiviteteve elektorale./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme