PS Ndre Legisi, intervistë – (20 Gusht 1999)


PS Ndre Legisi, intervistë – (20 Gusht 1999)

12:30 20/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Socialistët të çorientuar në prag të Kongresit. Ndërsa ish-kryeministri Nano vazhdon fushatën në bazën socialiste për postin e kryetarit, duket se grupimi tjetër është gjendur i papërgatitur përballë kësaj fushate.

Ndre Legisi, deputet i PS:- “Për mua nuk ekziston në PS koncepti i grupeve dhe i luftës individuale. Për mu aka struktura të partisë të cilat po punojnë me përkushtim për të finalizuar një Kongres sa më të mirë, një Kongres ku të ngrihen problemet që shqetësojnë opinionin publik shqiptar”.

Gazetarja:- Atëhere si e cilësoni fushatën e ish-kryetarit Nano?

Ndre Legisi, deputet i PS:- “Është e drejtë e çdo individi që të kërkoj për të konkuruar, të kërkojë për të fituar, por të gjitha këto bëhen Brenda programit dhe statutit të PS”.

Ndonëse Nano bën pjesë në komisionin e raportit të Kongresit ai nuk ka marrë pjesë asnjëherë në këtë komision. Ndërkohë sekretari organizativ Legisi, anashkalon pjesmarrjen e ish-kreut socialist për përgatitjen e raportit.

Ndre Legisi, deputet i PS:- “Të gjitha mbledhjet siç mund ta dini bëhen kur merr pjesë mbi 50% e personave të përcaktuar në grupin e punës. Kështu që në pjesën më të madhe të rasteve në të gjitha mbledhjet ka patur një pjesmarrje të mjaftueshme për të vazhduar mbledhjen e grupeve të punës si dhe për të hartuar tezat e Kongresit, ashtu dhe për të bërë përmirësimet e mundshme në statut dhe programin e partisë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme