PS në Internacionalen Socialiste – (26 Qershor 1999)


PS në Internacionalen Socialiste – (26 Qershor 1999)

08:57 26/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Socialiste Shqiptare praktikisht është anëtare e Internacionales Socialiste. Këtë e ka deklaruar sot zëvendës kryeministri Ilir Meta, duke ju referuar vendimit të këshillit Internacionales Socialiste. Tani pritet që Kongresi Socialist të miratoj këtë vendim që sipas Metës është thjesht formal.

Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS ndodhet në Argjentin i ftuar në Kongresin e të majtëve. Pra duket se pas viteve këmbëngulje do të jetë Majko socialisti që do të sjell trofeun e majtë për të majtët shqiptarë.

Partia socialiste do të jetë partia e dytë shqiptare që pranohet në Internacionale pasi vite më parë Partia Socialdemokrate është pranuar me të drejta të plota./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme