PS, PD e LSI në garë për timonin
Në një takim me gra e vajza në Virua të Gjirokastrës kryeministri Edi Rama ripërsëriti thirrjen që Partia Socialiste të ketë e vetme qeverinë për t’u çliruar nga partitë e vogla që sipas tij kërkojnë të rriten në prehër të pushtetit.
Por Ilir Meta është i bindur se LSI do të dalë forcë e parë. I pranishëm në mitingun elektoral të kësaj partie në Kamëz Meta tha se LSI kërkon të japë një shembull se e vetme do të qeverisë me transparencë dhe përgjegjshmëri.
I vetëm e kërkon të drejtojë vendin edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nga Korça kreu i opozitës u tha banorëve të dënojnë me votë partitë e pazarit të vjetër.
Në më shumë se 1 javë fushatë liderët kryesorë dhe në veçanti PD e LSI kanë ashpërsuar ndjeshëm tonet mes tyre.
Tv Klan