PS për Kosovën – (25 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Deputetët socialist do të nisen drejt veriut. Kështu ka bërë të njohur sot në një konferencë për shtyp sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS Ilir Zela. Idea për të shkuar në zonat kufitare ku situate është e acaruar dhe nën presionin e kërcënimeve serbe ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar socialist.
Por numri dhe emrat e deputetëtve që do të nisen nesër drejt kufirit nuk janë bërë të njohur sot nga sekretari Zela. Ne jemi të hapur tha ai dhe presim deputetët jo vetëm socialist por edhe opozitar për të shkuar të gjithë sëbashku pranë banorëve të zonave të Kukësit, Hasit, e Tropojës.
Ndërkohë socialistët e Vlorës sipas Zelës kanë kërkuar sot uljen e tensioneve politike në vend për të përballuar çdo situatë kritike./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego