PS përcakton emrat që do të kandidojnë në zonat elektorale të qytetit të Durrësit (14 Prill 2001)


PS përcakton emrat që do të kandidojnë në zonat elektorale të qytetit të Durrësit (14 Prill 2001)

14:35 14/04/2001

U përcaktuan dhe 18 emrat e kryesisë së Partisë Socialiste të Durrësit të cilët do të kandidojnë për 6 zonat elektorale të këtij qyteti. Votimi u krye në konferencën e 8-të të degës së Partisë Socialiste të këtij rrethi ku 282 delegatët e pranishëm votuan 29 emrat e prezantuar nga dega e PS-së së Durrësit. I pranishëm ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Gramoz Ruçi i cili i ftoi socialistët të fitojnë edhe zgjedhjet e këtij viti.

“Të bëjmë zgjedhje vërtet të lira, demokratike, transparente për të marrë njëherë e mirë fund, iluzioni i elektoratit shqiptar dhe gjykimi dhe pretendimi që ka KE për Shqipërinë pasi nga fati i këtyre zgjedhjeve, transparenca e tyre, nga zhvillimi i tyre, do të varet dhe do të shkrihet marrëveshja e asocimit bashkëpunimi me BE-në.”

Procesi i votimit u bë me dyer të mbyllura dhe zgjati mjaft. Gati të gjithë folësit theksuan në fjalën e tyre se votat në këtë konferencë nuk duhen të manipulohen dhe duhet të jenë transparente. Socialistët durrsakë ritheksuan edhe njëherë objektivin e PS-së për të fituar 60% të votave në zgjedhjet e qershorit./tvklan.al






Të ngjashme