PS pro ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni nëpërmjet dialogut – (18 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Liderët politik shqiptarë në rajon, kanë rënë dakord të konkretizojnë në një takim të afërt, idenë e kryesocialistit Nano për një forum mbarë shqiptarë. Sekretarja socialiste Arta Dade, ka konfirmuar mbështetjen e selisë rozë, për ndryshime kushtetuese në Maqedoni, nëpërmjet dialogut mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Arta Dade:- “Kjo do të ishte në të mirë të integrimit të gjithë shqiptarëve, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë, duke marrë nisma institucionale dhe politike, për t’i bërë shqiptarët faktor integrues, faktor stabiliteti, faktor të bashkëpunimit dhe atmosferës së re, që të gjithë dëshirojmë të krijojmë në rajon”.
Ndërkohë dy liderët e politikës shqiptare, Fatos Nano dhe Sali Berisha, janë shprehur se nuk ka asnjë doktrinë të Shqipërisë së Madhe, nuk ka asnjë program nacionalist panshqiptare, që të realizohet nëpërmjet dhunës./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame