PS, votimi për anëtarët e kryesisë, Poçi e Dokle fitojnë garën – (16 Shkurt 2001)


PS, votimi për anëtarët e kryesisë, Poçi e Dokle fitojnë garën – (16 Shkurt 2001)

09:10 16/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ministri i Punëve Publike Spartak Poçi, e ka cilësuar aspak demokratike procedurën që ndoqi Partia Socialiste, për të vënë në diskutim vendin në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues. Pas vendimit të komisionit të garancive statutore, anëtarët e KPD-së, kanë dhënë sot 49 vota për Spartak Poçin, ndërsa rivalët e tij, Adriatik Çarka dhe Pëllumb Shullazi, kanë fituar përkatësisht nga 22 dhe 17 vota. Pas shpalljes së rezultatit, anëtari i ri i KPD-së, Spartak Poçi u shpreh:

Spartak Poçi:- “Unë jam votuar shpesh dhe nuk ndjeja ndonjë, nuk kisha ndonjë problem. Kjo procedurë më duket e kot fare, për shkak se unë jam votuar para pak kohësh dhe kam marrë maksimalen e votave. Ishte një formalizëm, që duhej kapërcyer”.

Ndërkohë krahas ministrit Poçi edhe nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle ka vuajtur ankthin e votimit, për vendin e tij në kryesinë socialiste. Pas votimit dy fituesit janë Spartak Poçi dhe Namik Dokle. Në këtë mënyrë ata kanë ruajtur vendet në kryesinë e PS./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme