PS zyrtarizon komisionin për raportin e Dick Marty

Dick Marty

PS zyrtarizon komisionin për raportin e Dick Marty

09:38 25/11/2020

Hetime për gjetjet e raportit dhe përfshirjen e shqiptarëve

Partia Socialiste zyrtarizoi nismën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për gjetjet e raportit të Dick Marty të 2011 për krimet e pretenduara të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri.

Kërkesa

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka dorëzuar kërkesën e firmosur nga 18 deputetë për ngritjen e një komisioni me afat 3-mujor.

Në kërkesë thuhet se komisioni do të verifikojë gjetjet e raportit si dhe bashkëpunimin apo rolin që mund të kenë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione shqiptare që nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve kanë dhënë në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Shqipërisë.

Tv Klan






Të ngjashme