PSD debati Apostoli – Myftari – (22 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndarja në dy grupime kundërshtare pas Partisë Socialiste ka përfshir edhe një tjetër parti të koalicionit, Partinë Social Demokrate. Mbledhja e djeshme e kryesisë së kësaj partie ka evidentuar dy grupimet kundërshtare. Pikërisht propozimi i Apostolit për heqjen e posteve të sekretarëve ka shkaktuar sot mjaft pollemika me socialdemokratët.
Gaqo Apostoli, deputet i PSD:- “Nuk kam asnjë lloj tendence Unë veten time e mas me punë ashtu si masë edhe të tjerët me punë. Jo vetëm me prezencë fizike por me punë konkrete. Jam gati të matem në parti e jashtë saj me punë”.
Ndërkohë sot reagimi i sekretarit organizativ Bari Myftari ka qenë tepër i ashpër.
Bari Myftari, Sekretari Organizativ i PSD:- “Mund të them me bindje që është ide e një mendje të sëmurë e Gaqo Apostolit. Tani dëshiron të sëmuri edhe partinë gjë që nuk do ta arrij dot, për arsye së për hir të këtij individi nuk do të shkelen normat statuore”.
Për Apostolin lëvizja e sekretarëve ka të bëj me dhënien e impulsive të reja në Partin Social Demokrate.
Gaqo Apostoli, deputet i PSD:- “Nuk ka pasur apsolutisht asnjë tendencë por idea është të mos egzistojnë institucione apo dhe struktura parazitare por të gjithë ti përvishen punës. Kjo është idea”.
Ndërsa punët në Partinë Social Demokrate kanë shkuar në këtë pikë sekretari organizativ Myftari kërkon ndërhyrjen e kryetarit Gjinushi.
Bari Myftari, Sekretari Organizativ i PSD:- “Do të uroja që Gjinushi të mos shkoj deri aty se pastaj rrugët mund të jenë edhe të ndryshme”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego