PSD kërkon unitet për Kosovën (15 Prill 1999)


PSD kërkon unitet për Kosovën (15 Prill 1999)

10:29 15/04/1999

Thellimi i tragjedisë në Kosovë rrezikohet nga qëndrimet e njëanshme për përfitime të vogla politike, kështu kanë deklaruar socialdemokratët në konferencën për shtyp. Sipas tyre grindjet në politikën shqiptare dobësojnë mbështetjen e pazëndësueshme të Shqipërisë për zgjidhjen e çeshtjes kosovare.

Ata kanë shprehur mbështetjen për Qeverinë Thaçi si dhe kanë kërkuar ndërhyrjen tokësore të trupave të NATO-s në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate Dhori Kule u shpreh që është absolutisht e gabuar që në këtë situatë të vështirë të diskutohet për përgjim telefonash të deputetëve të caktuar apo për probleme të këtij karakteri./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme