Pse duhet të konsumoni bajame


Pse duhet të konsumoni bajame

18:04 09/06/2020

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se konsumimi i bajameve shmang problemet me sistemin kardioaskular dhe mund të ulë kolesterolin e keq.

Studimi i kryer në Britaninë e Madhe vuri re një përmirësim të shëndetit të individëve pjesëmarrës, në momentin e konsumimit të bajameve.

Individët që konsumojnë bajame kanë një perimetër më të ulët të belit dhe indeks më të ulët të masës së trupit, sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Ky studim tregon se ngrënia e bajameve është e dobishme për shëndetin e zemrës sepse ul nivelet e kolesterolit të keq dhe përmirëson shëndetin e arterieve“, u shpreh një nga studiuesit.

Sipas hulumtimit të kryer rezulton se konsumimi i bajameve është një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme ushqimore./tvklan.al






Të ngjashme