Pse duhet të konsumoni qumësht
Qumështi është ushqimi i parë që i jepet një foshnje dhe që nga ai moment bëhet pjesë integrale e dietës së tyre.
Konsiderohet një ushqim i plotë sepse është i pasur me shumë lëndë ushqyese si proteina, karbohidrate, vitamina, kalium dhe magnez.
Por pavarësisht se konsiderohet si një ushqim shumë i rëndësishëm, konsumimi i tij është i rrethuar nga shumë polemika, duke i bërë njerëzit të pyesin nëse vërtet duhet të përfshijnë qumështin në dietën e tyre.
Nutricionistja Kavita Devgan tregon arsyet se pse qumështi duhet të jetë pjesë e ditës tuaj të përditshme.
- Qumështi është një burim i madh proteinash dhe përmban 9 lloje të aminoacideve.
- Forcon kockat.
- Konsumimi i qumështit ju bën më të lumtur, kjo sepse prodhon serotonin në tru, gjë që ju ndihmon të flini më mirë dhe të jeni më mirë nga gjendja shpirtërore.
- Qumështi ka ndikim pozitiv tek personat që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
- Yndyrat e pranishme në qumësht nuk konsiderohen të dëmshme.
- Koha më e përshtashme që rekomandohet për të konsumuar qumështin është në mëngjes dhe para se të shkoni për të fjetur. Kjo sepse në mëngjes siguron energjitë e nevojshme për ditën dhe para gjumit mundëson që ju të bëni një gjumë të qetë.
Për fëmijët rekomandohet të konsumohet qumësht tre herë në ditë, ndërsa për të rriturit dy herë në ditë.
Nutricionistja më tej shton se qumështi i lopës është i ulët në yndyrna të ngopura dhe tretet lehtë. Ai është i mirë për kockat dhe i shkëlqyeshëm edhe për humbjen në peshë./tvklan.al