Pse duhet t’i shtoni sheqer shampos para se të laheni
Të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm për shëndetin tonë, por një eksperte mendon se mund të bëjë mrekulli për flokët tonë.
Dr. Françeska Fusco, një dermatologe në Wexler, mendon se nëse i shtojmë sheqer shampos dhe më pas lahemi do të kemi flokë më të pastër dhe më të shëndetshëm. Ajo shtoi se një lugë sheqer në shampo do pastronte thellësisht skalpin e kokës duke hequr të gjitha qelizat e vdekura. Kjo metodë duhet përdorur 1 herë në 4 larje për të mos e ekzagjeruar me pastrimin e qelizave. Një skalp i dëmtuar nuk lejon rritjen e flokut dhe rrit irritimin dhe erën e rëndë të flokëve./tvklan.al