Pse e gjithë familja duhet të mblidhet sëbashku gjatë ngrënies së vakteve
Që një familje të jetë e lumtur dhe të shmangen grindjet është e rëndësishme që anëtarët të komunikojnë hapur me njëri-tjetrin.
Një studim i kohëve të fundit tregon se për të përmirësuar komunikimin në shtëpi, anëtarët e një familje duhet të mblidhen dhe të konsumojnë sëbashku vaktet.
Studiuesit shprehen se gjatë ngrënies së vakteve sëbashku, mundësitë për një komunikim më të mirë janë më të mëdha.
Gjatë studimit, u zbulua se ata prindër që nuk konsumonin vaktet së bashku me fëmijët e tyre kishin një marrëdhënie më të komplikuar, madje shpeshherë edhe zënka mes tyre.
Gjithashtu komunikimi i hapur dhe i sinqertë konsiderohet si mjaft i rëndësishëm, që marrëdhënia në familje të jetë e shëndetshme.
Hulumtimi zbuloi se ata prindër që kishin komunikim më të shëndetshëm dhe biseda më pak dekurajuese, për zakonet e tyre të ngrënies kishin më shumë mundësi që të ishin të gjithë sëbashku në vaktet familjare./tvklan.al