Pse është i kripur uji i oqeaneve?
Një nga ndryshimet kryesore që vërehet duke qëndruar në oqean, ndryshe nga hapësirat e tjera ujore, është sasia e dallueshme e kripës në ujë.
Oqeanet dhe detet mbulojnë afërsisht 70 përqind të botës dhe përmbajnë rreth 97 përqind të ujit të Tokës, por nuk është i pijshëm për shkak të nivelit të lartë të kripës. Gjithsesi, pesë oqeanet nuk janë të vetmet hapësira ujore të kripura, pasi pjesa më e madhe e ujit në tokë ka disa nivele të kripës. Kripa është rezultat i erozionit të Tokës dhe nis kur dioksidi i karbonit që përmban shiu, bie në tokë. Sipas Administrimit Kombëtar Oqeanik dhe Atmosferik (NOAA), me gërryerjen e gurëve, mineralet, kryesisht kloruri dhe natriumi, largohen nga lumenjtë dhe përrenjtë dhe i drejtohen oqeaneve. Megjithëse kloruri dhe natriumi krijojnë pjesën më të madhe të kripës, disa minerale të tjera, si magnezi, kalçiumi dhe kaliumi treten në ujin e kripur. A kanë të gjitha oqeanet të njëjtën sasi kripe? Çdo oqean ka sasi të ndryshme kripe dhe secili prej tyre nuk është i kripur në mënyrë të njëtrajtshme, pasi disa prej tyre kanë sasi më të madhe kripe, ndërsa të tjerë kanë më pak. Sipas Institutit të Oqeanografisë Scripps, uji i kripur përmban mesatarisht 35 gramë kripë për kilogramë. Oqeani me më shumë kripë është Oqeani Paqësor, i cili është më i madhi dhe më i thelli në Tokë. I pocizionuar midis Azisë, Australisë dhe Amerikës, Oqeani Paqësor ka më shumë kripë pasi disa pjesë të tij përjetojnë avullim të tepërt, çka e lë ujin më të dendur dhe më të kripur. Por pse nuk janë të kripur lumenjtë? Sepse uji që përmbajnë oqeanet vjen nga lumenjtë dhe përrenjtë, që e depozitojnë ujin në oqeane. Kjo gjë të bën të mendosh që edhe lumenjtë dhe përrenjtë kanë kripë, çka është pjesërisht e vërtetë. Rimbushja e vazhdueshme e lumenjve me ujin e shiut i pengon të bëhen të kripur, pasi kripa gjithmonë i drejtohet detit, ku dhe mblidhet. Sipas NOAA, lumenjtë e të gjithë botës mbajnë rreth 4 miliardë tonë kripëra të tretura në oqeane çdo vit. Megjithatë, pjesa më e madhe e ujit, duke përfshrië ujin e shiut përmban kripë./tvklan.al