Pse femrat janë më të predispozuara të preken nga kanceri


Pse femrat janë më të predispozuara të preken nga kanceri

22:00 11/12/2016

Në një studim të fundit, rezultoi se femrat janë shumë më të predispozuara se meshkujt për t’u prekur nga llojet e kancerit të cilat shkaktohen nga cigarja, edhe nëse ato nuk kanë tymosur asnjëherë në jetën e tyre. Studimi u realizua nga Universiteti i Torontos, i cili bëri një kthesë të madhe për sa i përket studimit të sëmundjeve pneumonare te femrat.

Kjo sëmundje në fakt, ishte më e shpeshte te femrat afrikano-amerikane. 5.2 % e femrave në moshë amerikane vuajnë nga sëmundje pneumonare të cilat mund të jenë burim tumorial. Pneumonia kronike është shkaku i tretë i vdekjeve në Amerikë. E habitshme është që 25% e femrave që vuajnë nga kjo sëmundje janë femra të cilat nuk kanë tymosur asnjëherë.

Ky studim u publikua nga gazeta e sëmundjeve kronike në versionin online. Studimi i ardhshëm ka si qellim të zbulojë mos femrat afrikano-amerikane e kanë më tepër genetike këtë lloj qasjeje ndaj kësaj sëmundjeje./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme