“Pse heshti Ministria e Brendshme?”
Petrit Vasili ka reaguar lidhur me arrestimin e 25 – vjeçarit Orges Sota, të cilit iu gjetën mbi 800 mijë euro të pajustifikuara në makinë dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se ngjarja është fshehur në mënyrë të turpshme për ditë të tëra nga policia.
Postimi i plotë në Facebook
Pse heshti(?!)…..për ditë të tëra Ministria e
Brendshme për 863 mijë eurot?
Banditizmi u shfaq sheshit me 863 mije euro te pista nëpër makina, shto patentat e ish-ministrit etj…
Ngjarja u fsheh në mënyrë të turpshme dhe mafioze për ditë të tëra nga policia.
Ministria e Brendshme heshti. Është palë?! Apo mbron pushtetin e kryeministrit dhe ish ministrit është duke shkelur ligjin? Ka presion që të mos flasë? Do vazhdojë të bashkëjetoje me këtë polici të kapur kokë e këmbë nga krimi? Duke mos folur, a mos ndihmon te fshihen provat?
Përgjigja e qartë dhe me veprime të forta e këtyre pyetjeve ndan përfundimisht se me kë është ministri dhe ministria e Brendshme me shqiptarët kundër krimit dhe trafikantëve apo me kryeministrin qe hesht përpara krimit dhe trafikantëve klientë të tij, si edhe u mbyll gojën të tjerëve për të mos folur për të.
/tvklan.al