Pse Mentor Petrela i tha ‘jo’ propozimit të Berishës për kryetar bashkie (18 Gusht 2000)
Ky është doktor Mentor Petrela. Një nga kandidatët më të fortë që Partia Demokratike kishte menduar të paraqiste për Bashkinë Tiranë. Ndonëse ishte emri më i preferuar i Berishës dhe më i votuari në seksionet e Partisë Demokratike, doktor Petrela siç është bërë e njohur, refuzoi të konkurojë për postin e qytetarit të parë të Tiranës. Sot kirurgun e njohur neurolog e gjetëm gjatë një konsulte në Spitalin 5 ku ai ka punuar për vite me radhë.Doktor Petrela ka pranuar të rrëfejë për Tv Klan se përse ai i tha jo propozimit të Berishës./tvklan.al