Pse po vdesin kaq shumë italianët nga koronavirusi? Flet mjeku shqiptar


Pse po vdesin kaq shumë italianët nga koronavirusi? Flet mjeku shqiptar

21:38 05/03/2020

Mjeku shqiptar Albert Troci i cili punon në një spital në Milano, në një lidhje direkte për ‘Opinion”, ka rrëfyer sesi është situata aktuale në shtetin fqinj me koronavirusin.

I pyetur se përse ka pasur një numër kaq të lartë viktimash, deri më tani 148, ai shprehet se duhet marrë parasysh fakti që në Italia mosha mesatare e popullsia është e madhe.

“Spitali ka pësuar një transformim total, në kuotimin që po përqendrohet e gjithë fuqia e spitalit në përballjen e këtyre pacientëve që kanë nevojë për një specializim më të lartë.”

Çfarë po ndodh me Italinë?!

“Italia ishte vendi i parë që mori masat më të rrepta në Europë. Siç po e shohim, është një virus që ka 50 përqind të njerëzve që nuk japin shenja infeksioni, sepse në bazë të studimeve numri i qelizave virale është shumë i lartë. Italia ka një popullsi me moshë mesatare shumë të lartë. Pacientët kanë shumë problematike, që virusi ka një sjellje të çuditshme. Këto viruse kanë qarkulluar edhe më parë”.

Por a është kaq agresiv ky virus?

“Ajo që po mundohet të bëjë politika, është që të ulin koficentin e shpërndarjes së virusit, ta ulin nga 9 në 1. Një person i infektuar, e transmeton virusin në 2 deri në 2.5 persona. Duhet të ulet ky koficent. E vetmja mënyrë është që të merren këto masa drastike”. /tvklan.al






Të ngjashme