PSG fiton Superkupën
Paris Saint Germain fitoi për herë të shtatë Superkupën e Francës.
Skuadra e Emery mundi me rezultatin 2 – 1 Monacon në finalen e luajtur në Marok.
Një përmbysje e Paris Saint Germain falë blerjes së re Dani Alves, tepër i rëndësishëm në këtë takim. Monaco festoi fillimisht golin në minutën e 30’ me Sidibe, që me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë. Pas pushimit mes dy pjesëve ishte radha e Paris Saint Germain. Dani Alves barazoi rezultatin dhe më pas dha pasimin për golin e fitores, i realizuar nga Rabiot.
Në fushë ishte edhe Kylian Mbappe, por që nuk arriti të shënonte në këtë takim. Kjo ndeshje hapi sezonin në futbollit francez që do të nisë në 4 gusht kampionatin./Tv Klan