PSG fiton Superkupën e Francës
Paris Saint Germein e nisi sezonin e ri me suksesin në Superkupën e Francës.
Skuadra e drejtuar nga Tomas Tukel mundi me rezultatin 4 – 0 Monakon në finalen e zhvilluar të shtunën në Kinë.
Në këtë takim luajti edhe portieri Xhixhi Bufon, i cili la Juventusin për PSG këtë verë. Kjo është hera e gjashtë radhazi që skuadra pariziene merr Superkupën e Francës, duke treguar dominimin në futbollin vendas.
Tv Klan