PSG gati të rrëmbejë Messin
PSG është gati për të përfituar nga kriza financiare e Barcelonës, pasi është gati të rrëmbeje yllin e saj, Lionel Messi.
Klubi parizien i ka sytë tek Messi, i cili është në përfundim të kontratës se tij me Barcelonën.
PSG nga ana tjetër është afër rinovimit të kontratës me Neymar, ndërsa me Mbappe është ende i diskutueshëm nënshkrimi i një kontrate të re.
Neymar duket se dëshiron ta mbajë Mbappé pranë tij, por në të njëjtën kohë ai dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm me Messi.
Mediat italiane shpjegojnë se rinovimi i kontratës se Neymar me PSG, do të ndikonte drejtpërdrejt në rastin e Lionel Messi, i cili do të pranonte të shkonte në PSG për të qenë me të dhe paga e yllit argjentinas mund të mbështetet lehtësisht nga klubi parizien falë fitimeve indirekte nga sponsorët.
Klan News