PSG kontrollon futbollistët me GPS


PSG kontrollon futbollistët me GPS

17:30 26/12/2017

Gjatë periudhës së festave futbollistët mund të shtojë kilogramë dhe të kthehen jashtë formës fizike te skuadrat e tyre. Te Paris Saint Germain nuk duan të rrezikojnë duke e parandaluar, por jo duke lënë gjithçka në dorë të lojtarëve.

Sipas të përditshmes “Le Parisien” secilit i është dorëzuar një GPS për të kontrolluar lëvizjet e kryera. Një kontroll i imtësishëm nga mjekët e klubit francez dhe do të tolerohet vetëm për 3 ose 4 ditë.

Kujdes i veçantë për dietën ushqimore, pasi do të tolerohet deri 1 kilogramë mbi peshë nga ajo që kishin para se të niseshin për pushime. Stërvitja me grupin do të rinisë më 2 Janar pasi 5 ditë më vonë do të zhvillohet ndeshja e parë për 2018 e vlefshme për Kupën e Francës.

Tv Klan






Të ngjashme