PSG nuk pret dot më, Sergio Ramos largohet në Janar
Serxho Ramos ishte një ndër transferimet me parametra zero të kësaj vere te Pari Së Zhërme. Duke mos gjetur një marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës, spanjolli vendosi të bëjë gati valixhet dhe të transferohet në Francë për të tentuar një eksperiencë të re.
Por për ish-kapitenin e ‘Los Blancos’, aventura nuk ka nisur ashtu siç duhet. Problemet fizike e kanë detyruar lojtarin 35-vjeçar që të mos zbres në fushë dhe debutimi me gjigantin francez të shtyhet akoma dhe më shumë. Për këtë arsyeje, siç zbulohet nga mediat e ndryshme, drejtori sportiv i Pari Së Zhërme ddo twpo merr parasysh mundësinë shitjes së spanjollit që në Janar.
Ndër kandidatët kryesorë për të firmosur është Mançester Junajtid, i interesuar për lojtarin edhe në merkaton e verës. “Djajtë e kuq” kanë kërkuar informacion për lojtarin, teksa klubi francez është gati për të përfshirë në marrëveshje edhe kartonin e Antoni Marsial me qëllim kalimin e Ramos në “Olld Trafford”.
Klan News