Psikologia: T’i flasim gjërat që ndjejmë, nëse na vjen për të qarë dhe të qajmë


Psikologia: T’i flasim gjërat që ndjejmë, nëse na vjen për të qarë dhe të qajmë

17:50 18/03/2020

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan e vendosi sërish fokusin tek gjendja e krijuar në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. E ftuar në studio ishte psikologia Gejsi Ndoja, e cila tha disa këshilla shumë të vlefshme nga ana psikologjike për mënyrën si duhet përballuar ankthi dhe stresi, në këto ditë izolimi.

Gejsi Ndoja: Ngarkesa psikologjike ka filuar për të gjithë, jo vetëm ata që janë në aktivitet pune, por edhe për moshat e treta, që janë grupi më vunerabël për këtë lloj virusi. Qëndrimi në shtëpi ka filuar të kthehet në ankth, kërkojnë ajër, duket sikur krijohet një ambient mbytës. Në të vërtetë nuk është shtëpia, nuk janë familjarët. Sepse normalisht në ditën e 5 do kenë fillluar zënkat në të gjitha familjet shqiptare. Fillojmë dhe kapemi me gjëra shumë të vogla, por në të vërtetë është gjithë situata domethënë nuk ka një formë si ta nxjerrin këtë ankth. Më e mira do ishte të merreshim me aktivitete, që dikur i kishim harruar, lojëra me letra, domino.

Sipas psikologes është e rëndësishme që emocionet tona mos i mbajmë, por t’i shprehim dhe flasim me persona të tjerë.

Gejsi Ndoja: Të qëndrojmë pranë familjarëve, t’i flasim gjërat që ndjejmë qoftë përjetimin e ankthit, duke mos shkuar në punë, apo duke punuar në shtëpi. Të gjitha këto t’i flasim, t’i shprehim, nëse na vjen për të qarë dhe të qajmë. Në këtë moment, e qara është shumë e shëndetshme, që ne të nxjerrim të gjithë atë që po përjetojmë dhe të rikuperojmë energjitë pozitive, se duket se në këto momente e kemi humbur pozitivitetin e çdo gjëje përreth. /tvklan.al






Të ngjashme