Psikologu klinik: Izolimi mund t’ju ndihmojë të shmangni virusin, por jo…


Psikologu klinik: Izolimi mund t’ju ndihmojë të shmangni virusin, por jo…

15:17 15/04/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” në Tv Klan ishte psikologu klinik Eduard Tafa.

Në lidhje me situatën, ai u shpreh se shoqërohet me ndjenja të tilla si ankth, shqetësim, frikë dhe madje mund të arrijë deri në nivelet e panikut, tek individë të ndryshëm.

Sipas tij, personat që po përballen me ngarkesë më të madhe psikologjike janë ata që kanë dhe nevojat më të mëdha.

Eduard Tafa: Së pari, kjo situatë është për hir të së vërtetës pak e zgjatur, por që nga fillimi ne e kemi përgatitur veten se nuk ka një fillim apo një mbarim, kemi patur vetëm një filim dhe zgjatja ka ardhur me prevalencën e kohës. Është një situatë që sjell një mori ndjenjash tek njerëzit si ankthi, shqetësimi, frika, ka raste që shkon deri në nivelet e panikut. Prandaj COVID-19 duhet të sqarojmë që sjell me vete edhe kërcënime dhe pasiguri. Dhe izolimi mund t’ju ndihmojë të shmangni virusin, por jo frikën nga virusi. Mendoj që njerëzit janë të ndryshëm dhe kanë karakteristika të ndryshe nga njëri-tjetri dhe në mënyrën si e përballojnë situatën janë me tipare krejt të ndryshme.

Mirela Milori: Cilat janë grupet më të riskuara sipas mendimit tënd nga ngarkesa psikologjike?

Eduard Tafa: Mendoj janë ato grupe që kanë nevojat më të tepërta, nevojat më imediate, nevojat më suplementare, që kanë vërtet nevoja dhe kanë nevoja të vazhdueshme. Nuk flasim vetëm për nevoja suplementare, por edhe për nevoja mjekësore, shkollore. Ata që kanë vështirësi më të mëdha, sot institucionet arsimore janë vënë në zbatim të detyrave online, por janë shumë familje që nuk mund mundësi të komunikojnë online, mungesë paisjesh, mungesë energjie./tvklan.al






Të ngjashme