Psikoseksiologia: Mos i lejoni fëmijët të postojnë online, sepse…


Psikoseksiologia: Mos i lejoni fëmijët të postojnë online, sepse…

22:10 29/04/2020

Psikoseksiologia Besarta Taçi ishe sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për shkrimin e saj me titull “Izolimi nga Covid rrit rrezikshmërinë e joshjes online për të miturit”.

“Adoleshentët nuk e njohin mirë njollën dixhitale, ata postojnë video, foto, aktivitetet e tyre të përditshme, por kjo i identifikon ata në qytetin ku jetojnë, në lagjen ku rrinë. Duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos postojnë foto me persona që nuk i njohin“, thotë ajo.

Tri mënyrat se si operon agresori i kësaj natyre sipas psikologes janë:  

1.Pedofilët përdorin profile false duke gënjyer për moshën e tyre duke u prezantuar si bashkëmoshatar.

2.Joshja online mund të zgjasi disa javë, muaj, apo edhe të ndodhë në një herë të vetme

3.Të miturit më në rrezik janë ata që lundrojnë vetëm për shumë kohë dhe pa kontrrollin e prindërve.

Adoleshentët të cilët lundrojnë në një vend të izoluar, pra mbyllen në dhomën e tyre, ata që bëhen agresivë apo impulsiv në komunikimin tonë që kanë sjellje të ndryshme, por prezantojnë veten me një veshje më tërheqëse apo gjuhë më vulgare janë element që na bëjnë të kuptojmë që ka diçka

Taçi shprehet se e gjitha kjo ndodh gradualisht dhe se objektivi i këtij individi të rritur është që në përfundim kërkohen materiale pedo-pornografike si fotografi apo video ku shpërndahen.

“Kompjuteri apo telefoni të përdoret me rregulla të parapërcaktuara me orare specifike që fëmijët të mos izolohen me orë të tëra, sepse është njësoj sikur të vendosim një të mitur në orën 11 të natës në mes të rrugëve të qytetit. Lundrimi në botën virtuale duhet të monitorohet, jo të kontrollohet që fëmija të humbasi besimin. Mundohuni të shikoni historikun dhe të vendosni një antivirus, sepse ekziston një filtër ku disa faqe nuk mund të kenë akses. Komunikojuni fëmijëve se ekziston kjo rrezikshmëri. Kemi kohë mjaftueshëm këtë periudhë ta përdorim në mënyrë efektive”.

Këshilla e saj është: Kërkojuni të miturve që të mos postojnë foto me persona që nuk i njohin personalisht! Të bëjnë kujdes! /tvklan.al






Të ngjashme