Publikohen fotot e xhihadistëve që i morën jetën 20 turistëve
Publikohen fotot e xhihadistëve që i morën jetën 20 turistëve
Shpërndaje
22:09 02/07/2016
Këta janë 4 prej xhihadistëve, që ditën e premte i morën jetën 20 personave, në një lokal në Dhaka të Bangladeshit.
Dëshmitarë në vendngjarje thanë se 7 militantët e ISIS u futën në lokalin Holey Artisan të armatosur dhe morën peng më shumë se 30 persona.
Ata ekzekutuan këdo që nuk mund të recitonte vargje nga Kurani.
Mes të vrarëve janë 9 italianë, 7 japonezë, një indian, një amerikan dhe dy banorë të zonës.
Gjashtë prej militantëve u ekzekutuan nga komandoja, ndërsa i shtati u arrestua.
Për shkak të ngjarjes së rëndë, Kryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasina njoftoi dy ditë zie kombëtare, ndërsa lojtarët e Italisë, që luajnë sonte kundër Gjermanisë, për Euro 2016, mbajnë një shirit të zi në krah./tvklan.al