12:49 10/04/20146 nga 8 gardianët e Nigritas që akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen e Ilia Karelit do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg.Dy gradianët e tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë, ndersa 7 rojet e jashtme te burgut qe dyshohet se janë përfshirë në torturimin e shqiptarit pritet të dëshmojnë në ditët në vijim.Dje e përditshmja greke “To Vima” publikoi të tjera foto, si provë për dhunën e ushtruar nga gardianët ndaj të burgosurit shqiptarë.Kamerat kanë fiksuar momentet kur Kareli ka mbërritur në burgun e Nigritas dhe më pas kur është shoqëruar nga gardianët në dhomën e torturës.Më pasi ai është nxjerrë gjysëm i zhveshur dhe është çuar në qelinë ku ndërroi jetë.Këto foto janë një tjetër dëshmi e dhunës çnjerëzore ndaj të burgosurit shqiptar.tvklan.al