Publikohen pamjet e rënies së avionit ushtarak në SHBA
Ky xhirim i kamerave të sigurisë tregon momentin e rënies së një avioni ushtarak për transport mallrash në Shtetet e Bashkuara.
9 personat që ndodheshin në bordin e avionit humbën jetën. Mjeti fluturues i modelit WC-130 ra të mërkurën në një autostradë pranë vijës bregdetare në Georgia, pak pasi ishte ngritur nga pista.
Autoritetet thanë se avioni po kryente udhëtimin e tij të fundit, drejt një baze ajrore në Arizona ku do të kryente procedurat e nxjerrjes nga përdorimi. Avioni kishte mbi 50 vjet në shërbim të Ushtrisë Amerikane dhe ishte i amortizuar për shkak të vjetërsisë. Hetuesit ushtarakë po hetojnë për të përcaktuar qartë shkaqet e rënies.
Pjesë e Gardës Kombëtare të Porto Rikos, avioni ishte përdorur në shumë operacione shpëtimi, së fundi edhe pas uraganit Irma që goditi Karaibet një vit më parë duke i marrë jetën 134 personave.
Tv Klan