Publikohen për herë të parë imazhet e sulmit në Pentagon


Publikohen për herë të parë imazhet e sulmit në Pentagon

13:05 31/03/2017

Për herë të parë, FBI ka publikuar imazhe të sulmit një nga sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Pikërisht sulmi mbi ndërtesën e pentagonit u komentua nga teoricienët e konspiracionit si i pavërtete nisur edhe nga fakti që fare pak imazhe u bënë publike nga rrëzimi i një avioni në ndërtesën e pentagonit.

27 janë fotografitë e publikuara nga FBI, të cilat tregojnë një skenë apokaliptike se si ekipet e zjarrfikësve luftonin me flakët  në selinë e ushtrisë amerikane.

Fotot janë shkrepur disa ditë pas sulmit terrorit të Alkaedes.

Në to duken edhe copat e avionit American Airlines 77.

Si pasoje e sulmit në Pentagon, me 11 shtator 2001, 189 persona humbën jetën, prej tyre 125 punonin brenda godinës.

Tv Klan





Të ngjashme