Publikohen përgjimet e narkotrafikantëve shqiptarë


Publikohen përgjimet e narkotrafikantëve shqiptarë

15:47 06/06/2017

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të marijuanës. 37 shqiptarë dhe 24 italianë ishin nën hetim që prej vitit 2012.

Hetimet zbuluan se droga vinte nga Shqipëria. Në një regjistrim audio të publikuar në mediat italiane,  dëgjohen disa nga trafikantet shqiptarë që diskutojnë mbi pazaret e drogës.

Trafikanti A:

“Po pate mundësi të më lirosh makinën, më tha mua, se pastaj do vejë dyfishi. Nga njëqind, dyqind i thashë”.

Trafikanti B:

Ai nuk e nget dot ngarkesën vetëm.

Në një regjistrim dëgjohen dy shqiptarë të tjerë të cilët flasin mbi shpenzimet e trafikimit, dhe thonë se më parë kanë kryer me sukses transportin e 1150 kg marijuanë nga Tirana.

Në telefonata dëgjohen edhe pagesat që bëjnë trafikantët.

Trafikanti C:

Unë ju kam dhënë…

Trafikanti D:

Po çfarë ke dhënë ti, 1500 euro, por 1000 e ca i ke shpenzu…

Droga mund të transportohet lehtësisht nga Shqipëria edhe me avion, nëpërmjet një rripi me xhepa sekret, thonë trafikantet. Por megjithatë ata thonë se janë ende në kërkim të një miku në skanerin e aeroportit në mënyrë që të shmangin kontrollet në nisje.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme