Publikohet biseda e Haradinajt
Në Janar të këtij viti, e më pas në muajin Prill, Kryeministri Ramush Haradinaj ka rënë pre e mashtrimit ku ka zhvilluar dy biseda telefonike me dy komikët rus.
Njëri nga ta i është paraqitur Haradinajt në emër të ish-Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Ai dëgjohet duke i premtuar Haradinajt se do ta njohë Pavarësinë e Kosovës pas zgjedhjeve ndërsa si shkëmbim kërkonte përkrahjen e Haradinajt.
Në këtë bisedë
telefonike të publikuar në Youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premtonmbështetje ‘Poroshenkos’, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmesllogarisë së tij në Twitter.“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, i ka thënë Haradinaj njërit prej dy komedianëve rus duke besuar se po bisedon me Poroshenkon.
Ndërsa ai i ka
kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtettë pavarur.Menjëherë pas
bisedës Haradinaj pati publikuar një status në Twitter ku i ka uruar fitore nëzgjedhje Petro Poroshenkos dhe Kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’, emër ky irremë, pasi dy komikët rusë kishin kombinuar emrat e tyre.Dje në një
konferencë për media, Haradinaj ka thënë se nuk ka dalë nga shablloni në këtëbisedë por ka kërkuar njohjen e Kosovës. Sipas tij, linja telefonike ështëhakuar nga ta.Pre e komikëve
rusë ka rënë edhe Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili katreguar gjithashtu se ka qenë ai që ua ka dhënë numrin e Ramush Haradinajt,komikëve rus.Tv Klan