Publikohet dosja sekrete e sulmeve të 11 Shtatorit
Shtëpia e Bardhë ka publikuar dosjen prej 28 faqesh, dikur top sekrete, mbi raportin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, ndërsa deklaron se nuk ka të dhëna që tregojnë për përfshirjen e Arabisë Saudite, pavarësisht FBI – së që deklaroi se spiunët sauditë kishin lidhje me dy terroristët që rrëmbyen avionin.
Dokumentet thonë se 2 rrëmbyesit ishin në kontakt dhe kishin mbështetje dhe asistencë nga individë, që mund të kenë lidhje me qeverinë arabe. Në to thuhet gjithashtu se FBI dhe CIA ishin në dijeni të lidhjeve të mundshme mes Khalid al – Mihdhar dhe Nawaf al – Hazmi dhe 2 zyrtarëve saudit, njëri prej të cilëve kishte lidhje me Ambasadorin saudit në SHBA. Khalid al – Mihdhar dhe Nawaf al – Hazmi rrëmbyen avionin e Fluturimit 77 që u përplas në Pentagon. Në këto 28 faqe sugjerohet gjithashtu se Abdullah, vëllai i Osama bin Laden, punonte për Ambasadën Saudite në Washington DC. Në to thuhet se FBI kishte të dhëna që sugjeronin për një “lidhje të ngushtë” të Abdullah me Mohamed Atta dhe Marwan al – Shehhi, të cilët ishin në bordin e avionëve që u përplasën në World Trade Center. Në raport shkruhet gjithashtu, se në xhepin e një anëtari të al – Qaeda, të kapur në Pakistan, u gjet numri i telefonit të kompanisë së ambasadorit saudit. Një zyrtar me lidhje të ngushta me inteligjencën saudite thuhet se i ka ndihmuar rrëmbyesit e avionëve, duke i paguar qeranë dhe i ka ndihmuar për t’u futur në shkollë për të mësuar avionin, ndërkohë që përgatisnin sulmet. Por pavarësisht këtyre lidhjeve, hetuesit nuk gjetën të dhëna që tregojnë se qeveria saudite apo zyrtarëve të lartë të saj, të kenë mbështetur organizatorët e sulmeve. Por avokatë dhe të afërm të viktimave, që dyshojnë se lidhjet mes terroristëve dhe Arabisë Saudite nuk janë hetuar siç duhet, prej 13 vitesh këmbëngulën që këto 28 faqje të bëheshin publike. Ish - Presidenti George W. Bush i klasifikoi këto materiale për të mbrojtur burimet e inteligjencës dhe metodat e përdorura dhe ndoshta për të evituar një prishje të marrëdhënieve me Arabinë Saudite, aleat i afërt i SHBA./tvklan.al Burimi:DailyMail