Publikohet para kohe albumi i Bruce Sprinsgteen


Publikohet para kohe albumi i Bruce Sprinsgteen

14:38 30/12/2013 springsteenAlbumi më i fundit i legjendës së muzikës rock, Bruce Springsteen doli në rrjetin Amazon dy javë përpara datës së përcaktuar për hedhjen në treg. Albumi me titull “High Hopes” doli online vetëm për pak orë, Tashmë ai gjendet në disa faqe interneti nga ku mund të shkarkohet. Amazon ende nuk ka dhënë një sqarim për këtë incident. “High Hopes” pritet të dalë zyrtarisht më datë 14 janar 2014, ndërsa vetë këngëtari Springsteen e ka përshkruar këtë album si “përmbledhja më e mirë e materialeve të papublikuara më parë gjatë dekadës së fundit”.





Të ngjashme