Publikohet video e vrasjes se afro-amerikanit nga policia
Është publikuar video e momentit kur policia e Karolinës së Veriut qëlloi për vdekje një afro-amerikan. Pamjet të filmuara me celular nga bashkëshortja e viktimës, 43-vjeçarit Keith Scott, tregojnë momentin kur afro-amerikani rrethohet nga policia, ndërkohë që e shoqja thërret “mos e qëlloni” “nuk ka armë”.
Filmimet nuk tregojnë momentin konkret kur policia qëllon mbi 43-vjeçarin, po ashtu nuk është e qarte nëse viktima ka qenë apo jo i armatosur. Ngjarja ndodhi ndërkohë që policia po kërkonte për një të dyshuar në zonë.
Protesta të dhunshme përfshinë Karolinën e Veriut, menjëherë pas vrasjes se 43-vjeçarit afro-amerikan. Vetëm gjatë javës tre persona me ngjyrë janë vrare nga policia në Shtetet e Bashkuara. /TV KLAN