Pukë/Asgjesohen 2400 bimë narkotike, arrestohet 29 vjeçari
Pukë – Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur zbulimin e një sipërfaqe ku ishte kultivuar bimë narkotike dhe u bë arrestimi në flagrancë i Kujtim Përndoj, 29 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.
Ditën e djeshme gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Laku i Mollës” fshati Mollë Kuqe, Fushë Arrëz u konstatua 1 parcelë me 2400 bimë narkotike të llojit kanabis – sativa të cilat u asgjesuan me anë të djegies, 2 armë zjarri , 40 copë fishekë model-56 dhe 20 copë fishekë të kalibrit 9 mm të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi i lartëpërmendur.
Gjatë momentit që forcat policore kanë kapur në flagrancë Kujtim Përndoj bëhet me dije se janë dëgjuar të shtëna armësh në distancë, por jo në drejtim të forcave policore dhe nuk ka të dëmtuar.
Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë përdorur armë zjarri gjatë operacionit policor.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë./tvklan.al