“Puna ime ideale është të jem roje, të ruaj Kryeministrinë”
Në prag të pushimeve verore dhe pas një dimri të gjatë dhe të vështirë, gazetari i emisionit “Stop” në Tv Klan, Klinton Zeqiraj i është drejtuar qytetarëve për t’i pyetur, se cila është puna e tyre e ëndrrave. Nuk mungojnë përgjigjet plot humor e batutat nga ana e të intervistuarve.
Disa prej tyre thonë, se do të ishte mrekulli sikur të mos punonin fare, disa të tjerë shprehen se janë të papunë dhe disa të tjerë janë në punë, por asnjëherë të kënaqur me rrogat e tyre sepse e mira nuk ka fund.
Një nga qytetarët u shpreh se puna ideale për të është të punojë si roje, duke treguar se pretendimet e tij për një punë nuk janë shumë të larta, mjafton që të mos rrijë më rrugëve.
Qytetari: Puna ime ideale do ishte roje. Tashi po na gjetën ndonjë punë roje mirë e bën, ruaj Kryeministrinë ose institucion tjetër sepse kemi mbetur rrugëve.
Gazetari: Do e ruash mirë kryeministrinë?
Qytetari: S’ma merr mendja, se e ruan frika, nuk e ruaj unë. /tvklan.al