Puna më e bukur e botës? Një ferr i vërtetë

Copyright Eddie Safarik Photographer 0408 768 082

Puna më e bukur e botës? Një ferr i vërtetë

20:04 08/01/2010

Mund të ketë qenë me të vërtetë puna më e bukur e botës, por sa shumë është lodhur britaniku Ben Southall, i zgjedhur nga 34 mijë kandidatë nga e gjithë bota, për t’u kujdesur për ishullin Hamilton në Australi. I kthyer në shtëpi pas gjashtë muajsh në ishull 34-vjeçari ka deklaruar se ka punuar më shumë në këto 6 muaj në ishull se gjatë një jete të tërë.

Gjatë reklamimit të këtij vendi pune, autoritetet australiane siguronin se fituesi do të notonte me peshqit, do të pastronte pishinën dhe do të ndihmonte balenat. Por si çdo punë tjetër pronari ka gjithmonë një as nën mëngë.

Southhall zgjohej herët në mëngjes, intervistonte turistë, pastronte pishinën, notonte me peshqit, bënte fotografi dhe rrinte vonë natën për t’i futur ato në internet. D.m.th. djaloshi nuk ka patur asnjë moment të lirë .

Megjithatë për 34-vjeçarin, i cili kishte një pagë prej 90 mijë Dollarësh, kjo eksperiencë ishte e jashtëzakonshme. Kisha dy moment të vështira tha ai, kur gjeti një meduzë të frikshme e gjigande e cila e ka kafshuar dhe kur mbylli përgjithmonë derën e vilës 4 milionë Dollarëshe, ku fjeti për 6 muaj. 

E pra, mesa duket nuk ka një punë të vërtetë të bukur. Kështu që të mos ëndërrojmë më, por ti futemi punës.

Tv Klan






Të ngjashme