Punësimi i refugjatëve kosovarë nga NATO (5 Qershor 1999)
U bë më shumë se tre muaj që një kontigjent punëtorësh shqiptarë të profesioneve të ndryshme nga Tirana dhe Kruja janë punësuar pranë kontigjentit humanitar të Aleancës së Veriut që operon në Rinas dhe nuk janë pak. Sipas një burimi në Ministrinë e Punës ato janë rreth 1400 persona, si shoferë, punëtorë krahu, përkthyes, specialistë të cilët përfitojnë një pagë mesatare nga 8700 lekë deri në 11 mijë e 400 lekë në muaj.
Frontet e punës janë ndërtimi i rrugëve brenda territorit të kontrolluar nga NATO si aeroporti, Porti i Durrësit, Rruga e Rinasit. Rreth 200 persona kanë kontrata të rregullta pune. Kërkesat për t’u punësuar janë të mëdha. Me hapjen e fronteve të reja të punës siç janë rehabilitimi i infrastrukturës së shkatërruar rrugore të Shqipërisë, falë një fondi prej 50 milion dollarësh të destinuara nga NATO padyshim që do të rritet dhe numri i të punësuarve shqiptarë çka do të zbusë sadopak problemet e rënda të papunësisë./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko