Punët e ditës në bujqësi (29 Prill 2001)


Punët e ditës në bujqësi (29 Prill 2001)

12:10 29/04/2001

Banorët e fshatit Dabresh të Tiranës i gjetëm në procesin e korrjes së jonxhes. Kjo është korrja e parë e kësaj kulture për këtë vit e cila shërbern si bazë kryesore ushqimore për blegtorinë. Po ashtu fshatarët pas mbjelljes së kulturave pranverore si qepa, preshi dhe sallata, sapo kanë nisur mbjelljen e kulturave të tjera si domatja, bostani dhe speci. Për këtë bimët e mbjella nëpër kubikë tani po mbillen nëpër fusha. Kështu këtë vit fshatarët tanë jo vetëm që do të mbjellin perime për konsum vetjak, por ato do t’i nxjerrin edhe në treg./tvklan.al






Të ngjashme