Punët e shtëpisë, shpëtuat! Vijnë robotët ju shërbejnë
Një robot që hekuros dhe që njeh materialet për të mos dëmtuar veshjen tuaj. Por jo vetëm kaq, një tjetër që përdor kaçavidën për të gjitha punimet në shtëpi.
E nëse ende nuk jeni të bindur edhe një robot kopështar dhe një kamarier…
Këto janë robotët e rinj që synojnë që përmirësojnë çdo aspekt të jetës sonë të përditshme dhe do të prezantohen në “ICRA 2016”, Panairi më i madh i teknologjisë Ndërkombëtar e që do të hapet në 16 Maj në Stokholm.
Roboti që hekuros, është një shpikja është e zhvilluar nga universiteti i “Columbias” dhe roboti është i pajisur me një kamera për të lokalizuar palosjet në materialet dhe është testuar në mbi pantallona, bluza dhe triko.
Ata që preferojnë natyrën mund të drejtojnë kureshtjen e tyre drejt roboti kopshtar i realizuar nga universiteti i e Orleans, që i ekzaminon lulet hollësishit për të gjetur sëmundje apo parazitë, duke ulur përdorimin e substancave kimike dhe pesticideve.
Shumë të dobishëm dhe robotët kamarierë të aftë që të menaxhojnë me zotësi lugë dhe pirunë të krijura nga universiteti i Berkeley./tvklan.al