Punëtorët e firmës “Mavrovo” 8 muaj pa marrë pagën (26 Mars 2001)
Punëtorët e firmës “Mavrovo” janë në gjendje të vështirë ekonomike. Janë rreth 35 shoferë dhe 50 punëtorë shqiptarë që kanë 5 deri në 8 muaj pa marrë rrogat. Ata enden dyerve të firmës “Mavrovo” , por administratorët e kësaj firme nuk iu përgjigjen në detyrimet financiare. Nëse vazhdojmë të këmbëngulim të marrim paratë tona, do të na pushojnë nga puna, shprehen punëtorët shqiptarë.
Përllogariten rreth 80 milionë lekë që kanë mbetur pa u likujduar punënjësve nga kjo firmë. Punonjësit kanë paralajmëruar grevë pa afat deri në likujdimin e plotë të detyrimeve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame